Takim me strukturat drejtuese në disa qytete, zbardhen kërkesat e Drejtorit të Policisë, si ndryshon procesi për emërimet

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, në vijim të takimeve me strukturat vendore, ka zhvilluar takime me drejtuesit e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Korçë, Kukës dhe Dibër, si dhe me drejtuesit e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës dhe Korçë.

foto galeri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar nga strukturat policore, ndryshimin e metodologjisë së punës, me qëllim vendosjen e një standardi të ri, në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe në luftën ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

foto galeri

 

Në kuadër të vendosjes së standardeve të reja për riorganizimin, funksionimin dhe drejtimin e organizatës së Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka njohur strukturat me urdhrin e parë të nxjerrë prej tij, atë për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, në nivel qendror, vendor, struktura autonome dhe reparte policore.

foto galeri

Ky urdhër ndryshon në thelb procesin e vendimmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, për menaxhimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.

Urdhri është i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë së Shtetit dhe synon t’i japë fund praktikave të deritanishme që ndiqeshin nga strukturat e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

foto galeri

Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë.

Kjo praktikë e re iu jep garanci drejtuesve të strukturave policore dhe kontribuesve brenda radhëve të Policisë, për t’iu njohur dhe vlerësuar atyre, aftësitë profesionale, menaxheriale, integritetin dhe rezultatet e arritura në detyrat që ata kryejnë, me qëllim vlerësimin real për qëndrimin në detyrë apo për marrjen e përgjegjësive të reja, bazuar në këto komponentë vlerësimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit