Takimi i Kryeministrit me Tahirin, ja reagimi i ish-ministrit të Ramës…

Mos i humb

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ironizuar takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrin të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në mjediset e një spitali privat në Tiranë.

Manjani shkruan se sa herë themi Spital na kujtohet një Qemal dhe anasjelltas, duke sjellë në vëmendje faktin se Tahiri ka drejtuar fondacionin Qemal Stafa, ndërsa ky i fundit u vra pranë spitalit.

“Ja si përsëritet historia:

Qemal Stafën e vranë pranë spitalit!

Drejtorin e Fondacionit “Qemal Stafa” e takojnë në spital, brenda!

Tani sa herë themi Spital na kujtohet një Qemal! Dhe anasjelltas…”, shkruan Manjani.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit