Takimi Kosnett-Mustafa: Ambasadori inkurajon për gjithëpërfshirje në dialog

Mos i humb

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka takuar Ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.

Sië thuhet në njoftim, Mustafa e falënderoi Ambasadorin e ShBA-së për gjithë mbështetjen që ShBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit, përcjell lajmi.net

Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit