Takimi Sheqerinska – Mattis: SHBA vlerëson hapat e Maqedonia drejt NATO-s

Mos i humb

 

 

“SHBA-ja vlerëson politikën e kundërshtimit të Maqedonisë, në lidhje me marëdhëniet me Rusinë, për dëbimin e diplomatit, dhe dhënien e mbështetjes aleatëve për ndalimin e agresionit rus”, deklaroi sekretari i mbrojtjes James Mattis në takimin zyrtar me ministren së mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

Mattis më tej ka thënë se ftesa anëtarësim në NATO, do të vijë sapo të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit me Greqinë.

Ai ka kujtuar se Maqedonia është partnere e NATO-s dhe se SHBA-të vlerësojnë veprimet që Maqedonia ka marrë me dërgimin e ushtarëve në misionin në Afganistan.

Ky ka qenë takimi i parë mes Mattis dhe Sheqerinskës, ndërsa i pari edhe me një kolegë nga Maqedonia pas gjashtë viteve.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit