Takimi Trump-Kim Jong-un më 12 qershor në Singapor

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un më 12 qershor në Singapor.

Presidenti Trump, deklaratën në lidhje me takimin në fjalë e bëri nga llogaria e tij në Twitter.

“Takimi i shumëpritur mes meje dhe Kim Jong-un do të zhvillohet më 12 qershor në Singapor. Të dy do të mundohemi që ky takim të jetë moment i veçantë për paqen botërore”, tha Trump në postimin e tij.

Ai më parë ka potencuar se vendi më i përshtatshëm për takimin e tij me liderin verikorean është zona e demilitarizuar (DMZ) e cila gjendet mes dy Koreve, ndërsa në deklaratën e djeshme nga Shtëpia e Bardhë tha se vendin e takimit do ta bëjë të ditur për 3 ditë dhe se kjo nuk është DMZ.

Presidenti amerikan gjithashtu mbrëmë i kishte pritur në Washington 3 pengjet amerikane të marrë nga Koreja e Veriut dhe për shkak të këtij hapi e falënderoi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un janë takuar në zonën e demilitarizuar Panmunjom më 27 prill.

Ata dëshmuan për hapat dhe vendimet për të siguruar paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean dhe ranë dakord për pastrimin e gadishullit nga armët bërthamore dhe për kthimin e armëpushimit ekzistues në një marrëveshje të përhershme të paqes./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit