Takohen Sisi dhe Haftar, vlerësojnë zhvillimet e fundit në Libi

Mos i humb

Lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, gjenerali Khalifa Haftar, u takua me presidentin e Egjiptit, Abulfettah es-Sisi, me të cilin vlerësuan zhvillimet e fundit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Egjiptit, MENA, presidenti egjiptian Sisi dhe Khalifa Haftar janë takuar në pallatin Ittihadijje në kryeqytetin Kajro.

Në takim janë trajtuar zhvillimet e fundit në Libi.

Më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.

Përleshjet në kryeqytetin Tripoli vazhdojnë që 10 ditë.

Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në përleshjet e fundit në Libi deri më tani kanë humbur jetën 121 persona si dhe janë plagosur 561 të tjerë.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit