Tankistët turq parandaluan sulm vetëvrasës me bombë pranë Afrinit

Mos i humb

Forcat e Armatosura Turke (TSK) me sulm tanku shkatërruan një autobombë me të cilin terroristët e PYD/PKK-së tentuan të kryejnë sulm vetëvrasës në bazën e fortifikuar të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), në rajonin kufitar sirian të Afrinit.

Në vijim të operacionit “Dega e Ullirit” TSK dhe ULS vazhdojë me neutralizimin e terroristëve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në Afrin kurse sulmet vetëvrasëse po bëhen praktikë gjithnjë e më e zakonshme e terroristëve.

Një sulm të tillë terroristët tentuan ta kryejnë në bazën e ULS-së në kodrën e rëndësishme strategjike në perëndim të qendrës së Afrinit, por sulmi u parandalua nga forcat turke të artilerisë.

Sulmi me tank dhe shkatërrimi i automjetit të terroristëve të mbushur me eksploziv u xhirua nga ekipi i raportuesve që ndodhen në rajon.

Tankistët turq ndoqën lëvizjen e kamionit me eksploziv dhe me precizitet e goditën dhe e shkatërruan atë vetëm pasi u largua nga vendi i banuar në drejtim të pozicionit të ULS-së.

Praktika e sulmeve vetëvrasëse me bombë ndërlidhet me organizatën terroriste DEASH ndërsa ky rast është edhe një nga treguesit e bashkëpunimit midis terroristëve të PYD/PKK dhe DEASH-it./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit