Tanzani, 62 të vdekur në shpërthimin e cisternës me karburant

Mos i humb

Të paktën 62 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne me karburant në qytetin Morogoro në lindje të Tanzanisë.

Në mëngjes në qytetin Morogoro 200 kilometra larg ish-kryeqytetit dhe qytetit më të madh të vendit Dar Es Salaam, një cisternë me karburant është përfshirë në një aksident.

Shumë persona në përpjekje për të mbushur naftën që rrjedhte nga cisterna pësuan nga shpërthimi i ndodhur.

Sipas lajmit TBC nga Tanzania, bazuar në autoritetet policore, në incident kanë humbur jetën 62 persona, ndërsa të paktën 70 të tjerë janë marrë nën trajtim.

Zëdhënësi i Qeverisë, Hassan Abbasi, duke treguar se incidentin e kanë mësuar me trishtim, shprehu ngushëllime të afërmieve të viktimave.

Një ngjarje tjetër e ngjashme ndodhi në muajin maj në Niger, ku kishin humbur jetën 76 persona, ndërsa vendi kishte shpallur tre ditë zie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit