Danimarkë, shpërthimi i dytë brenda një jave

Mos i humb

Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhag, ka ndodhur një shpërthim para një stacioni policor.

Sipas lajmeve në mediat lokale, në shpërthimin e ndodhur në distriktin Norrebro, nuk ka pasur viktima ose të plagosur, por është dëmtuar pjesa e jashtme e ndërtesës.

Shpërthimi në afërsi të stacionit policor është shpërthimi i dytë brenda një jave në kryeqytetin e vendit.

Në shpërthimin e ndodhur ditën e mërkurë pranë zyrës tatimore të Danimarkës, një person ishte lënduar lehtë. Policia kishte njoftua se ky shpërthim është një sulm i qëllimshëm.

Ende nuk dihet nëse ka lidhje mes dy shpërthimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit