Tartë Me Reçel Mjedre – Disa Këshilla Si ta Përgatisni

Mos i humb

Ju mund të keni provuar të përgatisni lloje të ndryshme tartash dhe secila me shijen e saj unike.

Sot AgroWeb.org iu njeh me një mënyrë të përgatitjes së një prej ëmbëlsirave më të njohura, me një ndryshim tek përbërësit e saj, që është gjalpi.

Gjalpi rrihet dhe sillet në një formë shumë të butë dhe për një rezutat sa më unik atij do t’i shtojmë edhe pakëz limon për shije dhe aromë fantastike.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatijes.

Përbërësit

320 g miell

185 g gjalpë i butë

120 g sheqer kaf

2 vezë

Lëkura e grirë e ½ së limonit

Kripë për shije

Për mbushjen:

300 g gjizë

250 g reçel me mjedër

1 lugë gjelle mjaltë

Lëkurë limoni

Përgatitja

Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë, filloni duke përgatitur brumin.

Bashkoni në një enë gjalpin e butë të prerë në kubikë, sheqerin, lëkurën e limonit dhe një majë luge kripë.

Përdorni një rrahës elektrik dore për t’i përzier sa më mirë përbërësit.

Vazhdoni derisa të përftoni një masë kremoze dhe më pas shtoni gradualisht vezët dhe rrihni edhe për disa minuta.

Hidhni aty miellin dhe vazhdoni t’i përzieni derisa masa të bashkohet plotësisht dhe të jetë homogjene.

Lyeni me gjalpë një tavë pjekje dhe përhapni me ndihmën e një koni pastiçerie, në formë spiraleje, brumin që sapo përgatitët. Kujdesuni që ta përhani edhe tek anët e tavës.

Tavën vendoseni në frigorifer për 30 minuta dhe ndërkohë përgatisni mbushjen.

Hidhni në një enë gjizën, mjaltin dhe grini pakëz lëkurë limoni.

Përziejini mirë, sa përbërësit të bashkohen.

Këtë masë shtojeni tek tava me brumë dhe përhapeni në mënyrë të barabartë me ndihmën e një spatule.

Tani shtoni sipër edhe reçelin e mjedrës dhe në fund ju mbetet vetëm ta piqni tavën në një furrë të parangrohur në 180°C për 40 minuta, derisa brumi të marrë ngjyrë të artë.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti para se ta shërbeni./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit