Të buzëqeshur para gjykatës, të arrestuarit për kontrabandë me shitjet online, njihen sot me masën e sigurisë

Mos i humb

Këtë të enjte të arrestuarit për mashtrim dhe mallra kontrabandë do të dalin para gjykatës.

15 të arrestuarit mes të cilëve 9 janë gra do të njihen me masën e tyre të sigurisë në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi to.

Ndërkohë kujtojmë se në kuadër të operacionit “Faqet Online” janë shpallur në kërkim edhe 6persona të tjerë dhe një ditë më parë është arrestuar një 36 vjeçare në Fier.

Arrestimi i tyre është bërë me 11 prill.

Personat e arrestuar dhe ata te shpallur ne kërkim, nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh, të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit