Të dënuar për fshehje të ardhurash dhe falsifikim pasaportash, 2 të arrestuar në Tiranë

Mos i humb

2 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Tiranës në orët e fundit.

Arben Kaco u arrestua pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite burg për “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë në prangat e policisë ka përfunduar edhe 25-vjeçari Mario Prenga, i cili ishte dënuar me 6 muaj burg për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ndalimi i shtetasve:

Arben Kacos., 52 vjeç, ( i kapur nga sherbimet e Policisë Kavajë) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

Mario Prenga., 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit