Rrahën dhe ushtruan dhunë psikologjike ndaj partnereve, arrestohen 2 persona në Skrapar

Mos i humb

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Skraparit pasi akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje.”

Të dy akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve përkatëse.

“L. H., 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij;

S. A., 28 vjeç, banues në Skrapar, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit