Të dhënat zyrtare thonë se nga COVID-19 kanë humbur jetën gjithsej 27.709 persona në Spanjë

Mos i humb

Në pjesën më të madhe të Spanjës janë lehtësuar masat e bllokimit ndërsa vendi ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve në ditë që nga mesi i muajit mars.

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës regjistroi 59 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), që është dita e dytë me radhë që regjistrohen më pak se 100 raste të vdekjes.

Të dhënat zyrtare thonë se nga COVID-19 kanë humbur jetën gjithsej 27.709 persona në Spanjë.

Vendi gjithashtu ka regjistruar 285 të infektuar të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 231.606.

Të dhënat e fundit tregojnë se shkalla e transmetimit të virusit në Spanjë ishte 0.76 të shtunën.

Që nga sot, disa rajone spanjolle përfshirë Valencian dhe Malagan mund t’i hapin shitoret e vogla, si dhe restorantet dhe kafenetë me terraca. Gjithashtu, grupe me deri në 10 persona mund të mblidhen në hapësira publike ose private.

Rreth 70 për qind e popullësisë së Spanjës është nën rregulla të këtilla.

Katër ishuj të vegjël spanjoll kanë filluar fazën e tretë të planit prej katër faza të heqjes graduale të masave. Në këto ishuj, teatrot, qendrat tregtare, sallat e koncerteve, pishinat, plazhet, restorantet dhe kafenetë tani mund të rihapen me kapacitete të kufizuara dhe masa higjienike të forcuara.

Edhe pse Madridi dhe Barcelona mbeten në fazën e parë, disa dyqane të vogla në këto qytete tani janë në gjendje të hapen për publikun.

Protestat antiqeveritare vazhduan përsëri në të gjithë vendin. Në Madrid janë zhvilluar protestat më të mëdha, ku demonstruesit kërkojnë që qeveria të tërhiqet dhe të lejojë që rajoni i kryeqytetit të lehtësojë bllokimin.

Këtë javë, kryeministri Pedro Sanchez do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit deri në fund të qershorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit