Të martën në shkollë/ Nxënësit e sistemit parauniversitar i japin fund mësimit online

Mos i humb

4 Maji, pra e marta e javës që vjen shënon edhe rikthimin në shkollë fizikisht dhe jo më online për gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar në vend, pra nga klasa e 1-12.

Janë rreth 480 mijë nxënës dhe rreth 30 mijë punonjës të sistemit parauniversitar, që kthehen në klasa me rekomandim të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe me vendim të Ministrisë së Arsimit.

Organizimi i turneve në klasa me numër të kufizuar nxënësish do të varet nga vetë shkolla. Në një kohë që janë vaksinuar apo janë në proces prindër, gjyshër dhe mësues, Ministria e Arsimit dhe Ministria e shëndetësisë bëjnë thirrje për respektimin e masave antiCovid.

Përsa i përket sistemit universitar, rreth 120 mijë studentët do të vazhdojnë ta zhvillojnë procesin akademik online siç është zhvilluar deri tani.

“Unë u gëzova që do të jemi në klasë. Në fakt do të vazhdojmë me turne. Unë do të doja të bashkoheshim të gjithë në një klasë, se na ka marrë malli. Por tani mbetet për vitin tjetër, se gati një muaj shkollë na ka mbetur.
Online na lodhi. Platforma akademi.al në të shumtën e rasteve nuk punonte.
Rikthimi për këtë kohë që na ka mbetur na ndihmon për testet që nisim së shpejti.
Unë nxitoj se do të bëj dozën e dytë të vaksinës në qendër. Jemi vaksinuar dhe unë dhe bashkëshortja dhe ndihemi më të sigurtë për nipërit dhe mbesat tona”, shprehen nxënës e gjyshër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit