Të moshuarit u gjetën të pajetë me shenja dhune në trup

Mos i humb

Ata kishin shenja dhune në trup.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe.

Ishin fqinjët ata që konstatuan trupat e pajetë të të moshuarve.

  • Flet fqinja: Ishin çift i lumtur, nuk kishin probleme

Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë në fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull, mëngjesin e kësaj të enjte.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre. Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe.

Fqinja e çiftit thotë se çifti nuk kishin fëmijë dhe se nuk njiheshin se kishin probleme dhe se ishin për njëri-tjetrin.

“Nuk është dëgjuar asnjë zhurmë, as nga unë dhe as nga fqinjët më afër shtëpisë. Këtë periudhë në zonë kemi pasur probleme me vjedhjen. Ata ishin një çift i lumtur, nuk kishin fëmijë e asgjë. Ishin për njëri-tjetrin.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë).

Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit