Të rinjtë që marrin zanat, fluks në shkollat profesionale, ulet mosha e kursantëve

Mos i humb

 

 

Këtë vit shkollor, në 35 shkollat e arsimit profesional janë të regjistruar 19 mijë e 19 nxënës, ndërkohë që në 2013-n numëroheshin rreth 13 mijë. Ndërsa qendrat e arsimit profesional ndiqen aktualisht nga rreth 17 mijë persona.

 “Ky është një nga pasionet tona, dhe duam ta perfeksionojmë në të ardhmen. – “Ishte një ndër pasionet e mia dhe ka më shumë mundësi punësimi. Nuk kam ndër mend të vazhdoj këtu, dua të iki jashtë”. – “Këtu kam bërë dy kurse të tjerë, panel diellore dhe panel ngrohje ftohje, pjesë e panelit është edhe hidraulika. u futa te hidraulika që ti përfshij të gjitha. është një zanat që po kërkohet shumë”, shprehen kursantët.

Si është tu mësosh të rinjve, një nga zanatet më të kërkuara nga tregu i punës?

“Duke parë që kemi mosha të ndryshme është pak e vështirë pasi vijnë nga kultura të ndryshme, dhe kuzhinat janë të ndryshme, vështirësia më e madhe është që të mësojmë kuzhinën kontemporane sepse ka shumë kursantë që nuk njohin perime të ndryshme, fruta të ndryshme”, thotë Ardjan Shkalla, mësuesi i kuzhinës.

Për drejtuesin e qendrës më të madhe të kurseve profesionale në vend, vitet e fundit ka ndryshuar trendi i të interesuarve për të marrë zanat.

“Vit pas viti numri vjen në rritje, në 2013 kemi pasur 750 kursantë, vjet kemi pasur 400 kursantë, nga të cilët 3500 u certifikuan. Ajo që vëmë re është mosha e kursantëve që është ulur, mosha kryesore është 19-25 vjeç, vjet ka qenë 25-30 vjeç. ngarkesën kryesore e mbajnë kurset tradicionale, kuzhina, elektrike, rrobaqepësia”, shprehet Pirro Jani, drejtori i Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.4 Tirane.

Qeveria pranon se niveli i të gjitha shkollave dhe kurseve profesionale nuk është i njëjtë për të ndërtuar raport me bizneset për praktikat profesionale. Ashtu sikurse pohon se nuk ofrohet arsim i lartë për profesionistët e rinj.

“Shqipëria ka nevojë për profesionistë të të gjitha niveleve, për profesionistë të nivelit të mesëm dhe të lartë. aktualisht sistemi i arsimit profesional prodhon teknikë të mesëm. ne nuk ofrojmë arsim pas të mesëm, ofrojmë vetëm arsim të mesëm,. nëse një person ndjek hoteleri turizmin dhe kërkon të jetë mnenaxher i mesëm në turizëm aktualisht ne nuk kemi një program specifik që e con atë në nivelin pas të mesëm. por është një nga objektivat e qeverisë që të ofrojë arsim pas të mesëm profesional”, tha Dajna Soronsen, zv ministre e financave.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Financave buxheti për arsimin dhe formimin profesional është 3.3 miliard lekë, nga të cilat 1.3 miliard shkojnë vetëm për investime në shkolla. 20% më shumë se në vitin 2017. Por, ndërsa paratë janë dhe kryeministri Edi Rama përsërit vazhdimisht veten se: Në Shqipëri nuk ka profesionistë, mbetet të themi se as Shqipëria nuk ofron kushte për të përgatitur profesionistët e të ardhmes, zanatçinjtë me shkollë të lartë.

Viti 2017-2018

Arsimi/formimi profesional
Në 35 shkolla profesionale 19.019 të regjistruar
Në 10 qendra profesionale 17 mijë të regjistruar

Financat
Buxheti për vitin 2017-2018
3.3 miliard lekë Totali
13. milard lekë për investime në shkolla

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit