Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, shërbimi sekret ndërpret konferencën e Presidentit Trump dhe e nxjerr jashtë

Mos i humb

Presidenti i SHBA, Donald Trump u nxor nga konferenca për shtyp nga sigurimi për shkak se pranë godinës së Shtëpisë së Bardhë pati të shtëna me armë zjarri.

Trump u largua i shoqëruar nga një agjent i Shërbimit Sekret. Agjenti doli në skenë ndërsa presidenti Trump po fliste dhe i pëshpëriti në vesh.

Pas disa minutash, Trump u kthye në dhomën e konferencave, duke konfirmuar të shtënat.

“Kishte të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe duket se situata është nën kontroll. Unë do të doja të falënderoja Shërbimin Sekret për kryerjen e punës së tyre gjithmonë të shpejtë dhe shumë efektive,” tha Trump kur u kthye.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë më vonë se incidenti kishte filluar kur një burrë 51-vjeçar iu afrua një oficeri të Shërbimit Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë. Burri është qëlluar me armë nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit