“Të shtojmë aktivitetin në Facebook”, Berisha porosi krerëve të degëve: Shpërndani idetë kundër qeverisë, merrini nga portalet, apo…

Mos i humb

Kryetari i PD Sali Berisha ka bërë thirrje për shtim të aktivitetit në rrjetet sociale, pasi sipas tij është e pamundur të fitohet pa një komunikim me qytetarët.

“Sot bota është e dyfishtë, viruale dhe reale.

Për herë të parë pas 4 vitesh ne ishim shumicë dominuam në mediat sociale. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, por përsëri jo për meritë të aktivitetit tonë dixhital por atij të protestave mediatike etj. Çka do të thotë që duhet të përmbysim tërësisht situatën në rrjetet sociale. duhet të dominojmë. Treguesit janë shumë të mirë.

Por ne duhet ta vlerësojmë këtë. Si numër kundërshtari ynë ka më shumë se ne ndërsa ne mund të kemi 3-fishin e tij.

E kam kërkuar e kërkoj dhe insistoj, kështu do insistoni edhe ju me bashkëpunëtorët dhe anëtarësinë, të bëjmë gjithçka për shfrytëzimin max të rrjeteve sociale. Dëgjoni shpesh nuk fitohet në FB.

Fitorja është komplekse. Vetëm me FB nuk fitohet, por edhe pa komunikim është e vështirë të fitohet. Histori ka faktuar se aty ku mediat e mëdha nuk janë në favor të opozitës përcaktues ka qenë përdorimi i rrjeteve sociale nga opozita dhe kanë fituar zgjedhjet duke dominuar.

Mediat e mëdha nuk janë në favorin tonë. Shkoj unë ulem aty ata nxjerrin telefonat. Nuk kanë skrupull fare, zbatojnë porosi.

Ne nuk i drejtojmë dot ata tani, por zhvillojmë një dimension ku nuk na ndërhyjnë dot. dhe sot është e mundur. Por t’ju them diçka. të gjithë jeni politikanë me fibër politike. Çdo endim e ngacmim që ju vjen kundër opozitës hidhini në rrjete, 1 herë 2, 3 në ditë. merrni lajmë analiza të dhëna nga portale e ti shumëfishojmë.

Këtu kemi një rezervë të madhe, të jashtëzakonshme në shumëfishimin e aktiviteteit në rrjetet sociale. Mos besoni ata që thonë nuk fitohen zgjedhjet me Facebook. Pastaj themi që s’po përdorim as Televizionet. Nuk mjafton vetëm ajo por edhe pa atë nuk fitohet”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit