Të shtunën mbyllet rrethrrotullimi tek sheshi “Shqiponja”, mësoni si do të zhvendoset lëvizja e mjeteve

Mos i humb

Ditën e shtunë do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Shkak janë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Autoritetet rekomandojnë rrugën e vjetër të Ndroqit ose Rrogozhinë Elbasan.

Pritet që të ketë një njoftim zyrtar se si do të devijohet qarkullimi rrugor, ndërkohë që si opsion mbetet rruga për në Kashar, e cila ka dalje dhe në autostradë tek mbikalimi i Kamzës.

Dy ditë më parë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi planin për menaxhimin e trafikut, ndërsa tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

“Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha ai.
Punimet do të zgjasin 4 muaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit