“Të zgjatet mandanti i vettingut”, Xhafaj i drejton pyetje ONM: A ka një analizë?

Mos i humb

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, përfaqësuesi i ONM-së, Maciej Popovski deklaroi se zgjatja e mandatit të vettingut është i rëndësishëm. Për Fatmir Xhafajn fjalët e ONM nuk ishin gjë tjetër letra zyrtare drejtuar Kuvendit për zgjatjen e afatit.

“Fjalët e ONM nuk ishin gjë tjetër letra zyrtare drejtuar Kuvendit për zgjatjen e afatit, por do dëgjoja më tepër. Pa prezencën e ONM procesi nuk do kishte cilësinë, objektivitetin dhe paanshmërinë”, tha Xhafaj.

Ai i ka drejtuar disa pytje ONM.

Ka një analizë, dokument zyrtar nga ONM për ecurinë e procesit dhe domethënë e zgjatjes së mandatit? Nëse po mund të bëhen të njohura për Kuvendin? Si e vlerëson vetë ONM eficencën e gjyqtarëve të saj dhe ka diçka që duhej bërë më mirë në këto 5 vjet e të mbahet në konsideratë në një zgjatje të mundshme mandatit?

Për KPK: Bëj pjesë tek ata që mendojnë që janë bërë punë të jashtëzakonshme edhe nën presion e kanë ditur ta përballojnë. Procesin e shikoj në dy atë, në ritmin dhe shpejtësinë, por për mua është cilësia, integriteti i procesit si kushti kryesor për besueshmëri, integritet e paanshmëri..

Çfarë ka që nuk ka shkuar në pikëpamjen e faktorëve subjektivë? Ca kërkojnë që mund ti përballojmë që të minimizojmë efektet e tyre?

Ka tregues të performancës së komisionerëve?

Për shumë pak nga komisionerët, ka pasure disa akuza publike për integritetin në ushtrimin e detyrës, si trajtohen këto raste dhe ca duhet bërë në këtë aspekt, pasi janë ngjarje që prekin besueshmërinë e procesit? Në mënyrë që në këtë periudhë të mbetur të garantojmë ritmin e cilësinë, por edhe integritetin, objektivitetin dhe paanshëmërinë e procesin?

Për Komisionin Publik:

Nga optika juaj, cilat janë shkaqet e mospërmbushjes së afatit kushtetutes?

Duke qenë se mendoj se komisioneri nuk ka nevojë për më shumë mbështetje për burime njerëzore sepse ka mjaftueshëm. Pyetja ka të bëjë me faktin se sa standardet e ankimimit janë të unifikuar në rastet e punës tuaj? A keni ankime që demonstrojnë raste të dy standardeve në vendimet e KPK?”, shtoi Xhafaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit