TEG-Kërrabë, Gjiknuri njofton përfundimin e punimeve, ja situata!

Mos i humb

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka bërë sot një postim në profilin e tij në Facebook, ku njofton përfundimin e njërit prej segmenteve, TEG-Tuneli i Kërrabës.

“Siç njoftuam dy muaj më parë, përtej zërave skeptik, punimet për lidhjen e segmentit TEG-Tuneli i Kërrabës, në njërin krah kanë përfunduar ?⚠? Tiranë-Elbasan ishte një ndër projektet e trashëguara më problematike. Në bashkëpunim të ngushtë ?? me ARRSH, audituam kontratën?, i referuam në organet e drejtësisë ⚖ shkeljet e konstatuara, negociuam financimin e munguar dhe riçelëm kantierin për të mundësuar më në fund hapjen e njërit krah të rrugës për kalimin e mjeteve ? ?”.

Por pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve që kanë kaluar sot në këtë aks pohojnë të kundërtën. Ata thonë se edhe sot ecej në korsinë e mëparshme, të pavijëzuar dhe pa ndriçim, ndërkohë që korsia tjetër vazhdon të jetë me mbyllur.

E pavarësisht asaj që ndodh në realitet, ish-minsitri Gjiknuri vijon të shkruajë për premtime të pambajtura. Kujtojmë që vetë Gjiknuri më herët kishte premtuar se rruga do hapej në muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit