Tekstet kthehen në video! OpenAI “trondit” rrjetin me modelin e ri ‘Sora’

Mos i humb

Teksti kthehet në video, Inteligjenca Artificiale po gjeneron “karaktere që shprehin emocione”.

OpenAI, krijuesi i ChatGPT, ka zbuluar një formë të re të inteligjencës artificiale që krijon video të bazuara në kërkesat me tekst të përdoruesve. Një formë e tillë, që vështirë dallohet nëse është reale ose jo ka shkaktuar polemika në internet.

Në videon e emërtuar “Sora”, shkruhet:”Sora është në gjendje të gjenerojë skena komplekse me karaktere të shumta, lloje specifike të lëvizjes dhe detaje të sakta të temës dhe sfondit. Modeli kupton jo vetëm atë që përdoruesi ka kërkuar, por edhe mënyrën se si ekzistojnë ato gjëra në botën fizike.”

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman i ftoi përdoruesit në “X” që ta provonin këtë metodë dhe më pas të postonin rezultatet.

Cilësia hiper-realiste e videove i ka mahnitur përdoruesit të cilat kanë lënë komente të tipit “jashtë kësaj bote!”, “kjo gjë e ndryshon gjithë lojën”, “kanë kaluar dy orë dhe truri im ende nuk mund t’i përpunojë këto video”, etj…

Sigurisht ky përparim teknologjik ka dhe anën tjetër të medaljes. Lind shqetësimi për dezinformimin dhe përhapjen e gënjeshtrave në një formë të tillë që ngjajnë 100% si të vërteta. Përshembull amerikanët janë të shqetësuar për zgjedhjet presidenciale që do mbahen në Nëntor.

Ndërkohë për t’i paraprirë situatave të tilla, OpenAI ka njoftuar se do merren hapa të rëndësishëm sigurie para se të lançohet “Sora”.

Ne po punojmë me ekspertët në fusha si keqinformimi, përmbajtja e urrejtjes dhe paragjykimet , të cilat kurrsesi nuk do i bashkangjiten këtij modeli”, ka bërë me dije kompania.

Përtej perfeksionit të videove të tilla, OpenAI pranoi se ka një vështirësi të dallimit të së majtës dhe të djathtës gjatë gjenerimit të tyre. Rivalët e OpenAI, Meta dhe Google, kanë demonstruar gjithashtu teknologjinë AI tekst-në-video, por modelet e tyre nuk kanë prodhuar rezultate aq reale sa ato të “Sora”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit