TEL AVIV – Netanyahu miraton armëpushim në Liban

Mos i humb

Mediet izraelite raportojnë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dhënë miratim për arritjen e armëpushimit me Hezbollahun në Liban.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, qeveria e Tel Avivit i ka hapur dritën jeshile armëpushimit në Liban, Amos Hochsteinit, këshilltarit të lartë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili ndërmjetëson mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Më tej theksohet se Netanyahu dhe shumë ministra zhvilluan mbrëmë takim konsultues për sigurinë dhe se Netanyahu gjatë takimit dha miratimin ndaj propozimit për armëpushim në Liban.

Bisedimet u fokusuan në lirinë e veprimit të ushtrisë izraelite në vijën kufitare Siri-Liban dhe se Izraeli ka marrë garanci nga SHBA-ja në lidhje me lirinë e veprimit në kufi në rast të shkeljes së marrëveshjes.

Gjithashtu në lajm duke u bazuar në burimet izraelite të paidentifikuara thuhet se “pritet që armëpushimi të shpallet brenda dy ditëve”.

Sipas burimeve “marrëveshja me Libanin është nënshkruar” dhe se ”tani Netanyahu po punon se si ta njoftojë opinionin për këtë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit