Televizioni “France 3” u bën thirrje turistëve francezë që të vizitojnë Shqipërinë

Mos i humb

“Shqipëria, një prej vendeve më pak të njohura në periferi të Mesdheut, hapet ndaj turizmit. Avantazhet e saj: Plazhe ende të virgjra, një vend i mbushur plot histori dhe me çmime të lira”, kështu e prezanton Shqipërinë televizioni “France 3”, në një dokumentar të shkurtër ku u bën thirrje turistëve francezë që të vizitojnë Shqipërinë.

Rreth 2 orë e 30 minuta larg nga Parisi, një vend pak i njohur, i madh sa Belgjika, Shqipëria, prej shumë kohësh e mbyllur me misteret e saj, prej disa vitesh i është hapur për turizmin. Fqinjët italianë apo grekë e njohin shumë mirë, ndërsa francezët ende shumë pak.

Denise, 85 vjeç dhe shoqja e saj Jeanne, e zgjodhën si destinacion për një javë, pasi kishin eksploruar gjithë Mesdheun për shumë vite.

“Kishim përshtypjen se ky ishte çasti që çmimet do të rriteshin ndërkohë që njerëzit do të njihnin më shumë Shqipërinë”, thotë Denise Million. Por një prej surprizave për dy pensionistet ishte që mund të diskutonin me shqiptarët, sepse vendi është shumë frankofil.

Peizazhe të mrekullueshme

Berenger e ka pëlqyer kaq shumë Shqipërinë, saqë ka vendosur të qëndrojë dhe po bën gati 10 vite. Në fillim ai shkoi për të hapur një uzinë. Më pas, ai ngriti një agjenci udhëtimesh për të sjellë francezë që e imagjinojnë si një vend të mbytur nga mafia.

“Shqipëria ka një reputacion. Shqipëria është ajo që është. Në të kundërt, Shqipërinë e do kur jeton në këtë vend”, garanton ai.

Një vend ende i virgjër, peizazhe të mrekullueshme dhe qytete që ndodhen në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Shqipëria, me pamjen e saj si të Greqisë në vitet 1950, tërheq vetëm 45.000 francezë, por frekuentimi është duke u rritur ndjeshëm. Vetëm këtë vit është rritur me 30%./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit