Tenderi i uniformave, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen

Mos i humb

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit, që ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 7 të dyshuarit dhe 1 tjetër në arrest shtëpie për tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme, duke e kthyer çështjen për rigjykim.

Për tenderin me vlerë 28 mln euro u arrestuan disa zyrtarë, mes tyre dhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshe e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit të tenderit me 2.8 miliardë lekë. Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet, uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit