Tensione, molotovë dhe lot në Greqi, nëna e reperit të vrarë nga ”Agimi i Artë”: Pavlos është gjallë, shtypi nazistët!

Mos i humb

Athina është përfshirë nga tensione të mëdha për shkak të vendimit nga Gjykata e Apelit për të shpallur tashmë ”Agimin e Artë” si organizatë kriminale.

Dhjetëra dënime, mes tyre 16 për vrasje, u dhanë sot, teksa në gjyq ishte e pranishme dhe Magda Fyssa, nëna e këngëtarit dhe reperit Pavlos Fyssa, që u vra më parë nga anëtarë të organizatës dhe ishte prova kryesore dhe më e qartë për Gjykatën.

Pas vendimit, ajo ka dalë duke me sytë nga lart duke theksuar me zë të lartë ” Pavlos e bëri atë … Djali im. Kam pasur të drejtë, kam humbur një fëmijë, por kam fituar të gjithë fëmijët e botës. Paul është gjallë, shtypi nazistët”.

Ndërkohë që esktremistët e djathtë nuk kanë qëndruar duarkryq por në disa lagje që i kontrollojnë në kryeqytet kanë hedhur molotov ndaj policisë greke si dhe kanë shkaktuar trazira. Po ashtu edhe para Gjykatës u hodh molotov.

Ndërkohë protesta më masive ishte ajo e sindikatave, organizatave për të drejtat e njeriut, Partisë Komuniste dhe SYRIZA të cilat kërkonin drejtësi për të gjitha krimet që ”Agimi i Artë” ka kryer.

Thuajse të gjithë drejtuesit e Agimit të Artë morën dënime për shkak se drejtonin këtë organizatë që tashmë konsiderohet kriminale, nga 5.5- 15 vite burg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit