Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë

Mos i humb

Gjatë protestës së opozitës para selisë së Parlamentit nuk munguan incidentet.

Protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë. Ata arritën që të çajnë kordonet e para të uniformave blu, por më pas situatën e morën në dorë forcat speciale.

Përveç tymueseve, në drejtim të policisë u qëllua edhe me gurë, shishe dhe shkopa, ndërsa disa efektivë mbetën të lënduar lehtë. Por e lënduar mbeti edhe një grua protestuese.

Të gjithë deputetët e mazhorancës dhe ministrat u futën në seancë nga hyrja e pasme e Kuvendit për të shmangur përballjen me protestuesit, ndërsa rreth 1 mijë efektivë u angazhuan për menaxhmin e protestës.

Në tërren ishin edhe agjentë civilë, të cilët filmonin protestuesit problematikë. Sipas burimeve nga policia të gjithë personat që do të identifikohen, disa prej të cilëve u shoqëruan në komisariat, do të procedohen penalisht, ndërsa policia mblodhi si prova edhe sendet e hedhura në drejtim të tyre./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit