Drejtuesi Politikë i Partisë Socialiste në Fier dhe njëherazi Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një bashkëbisedimi me bujqit e Fierit, evidentoi mbështetjen e qeverisë dhe mazhorancës socialiste karshi sektorit të Bujqësisë.
Gjatë fjalës së tij, Balla ka sjell në vëmendje edhe tensionet politike në Kuvend, duke kujtuar bllokimin e punimeve në sallën e seancave plenare përmes tymueseve dhe karrigeve të hedhura nga një grup deputetësh të opozitës tek foltorja e Kuvendit.
“Populli sheh, dhe populli e sheh që kur ata nuk duan karrigen që u ka besuar populli, mos ja jep më”, tha Balla ndër të tjera.
“Gjëja kryesore që duhet të mendoj Ministria e Bujqësisë, jo sot, por për vizionin Shqipëria 2030, është se duhet një strategji e re për vaditjen”, tha Balla. “Janë 18 336 aplikime për skemën e naftës, 16 945 i përmbushnin kriteret. U arrit të plotësohen dhe të jepet naftë për 10 803 përfitues. Por nuk u ndalëm këtu. U arrit të bëhet një akt normativ, që edhe pse me tym, me ata që hedhin karrige, pasi populli sheh, dhe populli sheh që kur ata nuk duan karrigen që u ka besuar populli, mos ja jep më. Por gjithsesi, akti normativ përtej kushteve të vështira ka hyrë në fuqi, lajmi i mirë është që 6 142 fermerë të tjetër do të marrin edhe ata naftën për këtë vit. Për vitin e ardhshëm, jo vetëm që do ta ruajmë këtë rezultat që kemi, por duhet edhe ta shtojmë”, tha Balla.
Drejtuesi politikë i Partisë Socialiste në Fier, tha se objektivi është krijimi i një magazine grumbullimi të madhe në Fier, për ti ardhur në ndihmë fermerëve për të shitur produktet e tyre në një kohë me çmime më të mira.
“Ne këtu kemi arritur të sigurojmë një sallë moderne, laboratorë që të rinjtë që kanë vendosur të marrin profesionin e nderuar të agronomit, të kuptojnë që na duhet jo vetëm të prodhojmë, por edhe përpunojmë. Ka plot produkte të konservuara, që është ajo që duhet të realizojmë”, tha Balla.
“Vjet patëm superprodhim të grurit, sivjet kishim më shumë akoma. E shitëm grurin me një çmim në fund të qershorit, me një çmim të ulët krahasuar me çmimin që është sot, ti e shesh se s’ke ku e mbanë. Fieri ka nevojë sot për një pikë të madhe grumbullimi, magazinimi për të gjithë prodhimin. Që fermerit ta magazinoi prodhimin dhe ta shes kur të mendojë se çmimi është më i arsyeshëm”, përfundoi Balla.
Ai kujtoi edhe punën intensive të zhvilluar me pastrimin e kanaleve të ujitjes e kullimit, ndërsa tha se situate sot në krahasim me 10-vite më parë është e pakrahasueshme.