Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Mos i humb

SHBA, thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndërprerjen e luftimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të arrijnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi rajonin e...

Tragjedia në minierën e Dibrës, Xhaçka: Vit i vështirë, as fjalët e as dhimbja nuk i kthen mbrapsht ata që ikën!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, reagon pas tragjedisë së ndodhur në minierën e Selishtës, në Dibër, ku humbën jetën dy minatorë dhe...

Rritja e rasteve me koronavirus, Çekia rikthen orën policore

Qeveria e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rama në kantierin e rindërtimit në Tiranë: Askush s’do i rezistonte tërmetit dhe Covid-it, ne po i përballojmë me sukses

Kryeministri Edi Rama ishte sot në hapjen e kantierit të parë të rindërtimit të një lagjeje të re në Tiranë, që do...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes dy aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.

Takimi u mbajt në një hotel në Selanik dhe ishte pjesë e një udhëtimi dyditor të zotit Pompeo në Greqi, ku ai do të zhvillojë bisedime edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia këmbyen pikëpamje lidhur me Mesdheun Lindor dhe rikonfirmuan bindjen se çështjet e kufijve detarë duhet të zgjidhen paqësisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhej në një deklaratë të përbashkët që u publikua pas takimit.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u ndezën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi anijen Oruç Reis për kërkime sizmike në ujërat e pretenduara nga të dyja palët shoqëruar nga anije të vogla luftarake, me qëllim planifikimin e shpimeve të mundshme për naftë e gaz në një zonë që mendohet të jetë e pasur me burime energjetike.

Që atëherë, Turqia e ka tërhequr anijen Oruç Reis dhe të dy vendet kanë rënë dakord të rinisin bisedimet mbi çështje që lidhen me eksplorimin në det, një hap që u përshëndet nga Shtetet e Bashkuara që ka inkurajuar dialogun.

“Sigurisht aftësia për të zbutur tensionet dhe për t’u angazhuar në diskutime dhe dialog është shumë e rëndësishme mes këtyre aleatëve të NATO-s, prandaj ne vazhdojmë të nxisim Greqinë dhe Turqinë që të ndërmarrin hapa në këtë drejtim dhe përfundimisht të arrijnë një marrëveshje”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

“Siguria në Mesdheun Lindor është pa dyshim në favor të Greqisë dhe Turqisë dhe të aleatëve në gjithë rajonin Euro-Atlantik”, shtoi zyrtari.

Është hera e parë që një Sekretar amerikan i Shtetit viziton Selanikun, që shihet si një portë për investime dhe tregëti në Ballkan.

Zoti Pompeo do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe për shkencën dhe teknologjinë në Greqi, e cila synon të bëhet një qendër energjie në Ballkan, si edhe do të takohet me udhëheqës biznesi në sektorin e energjisë.

Të martën Sekretari amerikan i Shtetit do të mbajë bisedime me kryeministrin Mitsotakis në bazën ushtarake detare të NATO-s, Souda në ishullin e Kretës./VOA

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...

Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë.

SHBA shet 1,1 milion fuçi naftë iraniane pas konfiskimit

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se Washingtoni shiti rreth 1,1 milion fuçi naftë iraniane nga katër anije që drejtoheshin për në...

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të...

Ribashkimi romantik i çiftit të 90-vjeçarëve pas 8 muajsh të ndarë prej Covid-19

Një çift 90-vjeçarësh, të cilët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që prej muajit Shkurt u ritakuan në një mbrëmje romantike për të festuar...