Tensioni në Venezuelë, Maduro: E munda “grushtin e shtetit”

Mos i humb

Nicolas Maduro deklaroi një ditë më parë se kishte triumfuar mbi “grushtin e shtetit”, por kreu i opozitës, njëkohësisht president i përkohshëm i vetëshpallur i vendit, Juan Guaidó doli me pretendimin se ushtria nuk është më në anën e kreut të shtetit.

Ai tha për “Deutsche Ëelle”-n se ka disa elementë kyçë në këtë proces, e kjo do të thotë se Forcat e Armatosura nuk e mbështesin më Maduron. Brenda ushtrisë ka pasur shumë përndjekje, jo vetëm nga shërbimi i fshehtë venezuelas, por edhe nga ai kuban.

“Është e dukshme që shumica e popullit, bashkësia ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura nuk e mbështesin më presidentin”, është shprehur kreu opozitar.

“Cfarë kërkojnë saktësisht protestuesit? Ne duam njohje zyrtare dhe vendosjen e një qeverie të përkohshme për të mbajtur zgjedhje të lira. Çfarëdo që të ndodhë, do të vazhdojmë”, u zotua Guaido.

Pasditen e së mërkurës, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht për të frenuar trazirat në Venezuelë, ndërsa më herët kishte pretenduar se Maduro ishte përgatitur të largohej nga vendi, por rusët e kishin bindur të qëndronte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit