Tensionohet situata/ Pakistani i kundërpërgjigjet Iranit, 9 viktima

Mos i humb

Gjatë orëve të fundit, Pakistani ka kryer sulme raketore brenda kufijve të Iranit. Kjo si një kundërpërgjigje pas sulmit të Teheranit në tokën pakistaneze të martën, ku mbetën të vrarë disa persona.

Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se sulmet goditën “strehimet e terroristëve” në provincën Sistan-Baluçestan të Iranit. Sipas ministrisë qëllimi i sulmit ishte “në ndjekje të sigurisë dhe interesit kombëtar të Pakistanit”.

Të paktën nëntë persona janë vrarë në sulmet, raportojnë mediat shtetërore iraniane, raporton “BBC”. 

Të martën, Irani goditi objektiva brenda provincës Balochistan të Pakistanit, duke thënë se kishte në shënjestër grupin Jaish al-Adl.

Pakistani dhe Irani kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin për strehimin e grupeve militante që kryejnë sulme nga rajonet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit