Tentim për atentat mbi një guvernator në Afganistan, 8 të vdekur

Mos i humb

Së paku tetë policë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë që sot u krye mbi autokolonën e guvernatorit të provincës afgane Logar.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit në Lagor, Shah Pur Ahmadzai, për AA tha se vetëvrasësi me bombë kreu sulm mbi autokolonën e guvernatorit në distriktin Mohammad Agha.

Burimi i njëjtë njoftoi se gjatë sulmit janë vrarë tetë policë dhe janë plagosur së paku dhjetë persona.

Guvernatori i ka mbijetuar tentativës për atentat dhe pa lëndime është evakuar nga vendi i ngjarjes.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata militante talebane, e cila pohoi se bilanci i të vrarëve është shumë më i madh.

Logar është provincë e cila gjendet 100 kilometra në juglindje të Kabulit, ndërsa distrikti Mohammad Agha është vendlindja e presidentit aktual të Afganistanit, Ashraf Ghani.

Afganistani gjendet në një krizë të thellë të sigurisë, ku zhvillohet luftë e përhershme kundër ekstremistëve të lëvizjes militare talebane dhe organizatës terroriste DEASH, e cila, pas mposhtjes në Irak dhe Siri, ka intensifikuar aktivitetet në Afganistan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit