Tentoi të vrasë me thikë dhëndrin pas konfliktit, arrestohet vjehrri 53-vjeçar

Mos i humb

Parandalohet një krim i rëndë në familje në Devoll, ndërsa një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Pasi u njoftuan për një konflikt në fshatin Baban, policia u nis në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit