Tentoi të vriste një 28-vjeçar, si ndodhi sherri në Kombinat? Lihet në burg autori

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit më burg për, A Sh që tre ditë më parë në Kombinat tentoi të qëlloi me pistoletë, një 28-vjeçar pas një konflikti banal.

Ndërkohë janë  liruar, dy personat që u konfliktuan me të Maksimiljan dhe E G.

Sipas prokurorisë, fillimisht ka pasur një konflikt banal mes A.Sh dhe E.G.

Pas kësaj, 59-vjeçari Sh ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të G, por fatmirësisht pa e plagosur, për shkak se pistoleta është bllokuar.

Më pas ai e ka qëlluar disa herë G me qytën e pistoletës duke e dëmtuar në kokë dhe është larguar me vrap.

Sh në këtë moment është ndjekur nga G që në ndihmë i kanë ardhur edhe M.G duke e qëlluar 59-vjeçarin me grushte dhe e mbajtën deri sa mbërriti policia që bëri edhe arrestimin e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit