Tentuan arratisjen nga burgu 313, Cekaj dhe Pjetri “sfidojne” gjykatën, shfaqen në seancë duke buzëqeshu

Mos i humb

Tre ditë më parë dy të dënuarit Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratiseshin nga burgu 313, por plani i tyre dështoi.

Ata kishin inskenuar gjithclka, madje nje tjetër i dënuar preu damarët për të shpërqëndruar policët e burgut, por ata nuk mundën që të arratiseshin.

Ata kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë në lidhje me arratisjen e dështuar nga burgu.

Të buzëqeshur dhe duke bërë mimika, Çekaj dhe Pjetri presin vendimin.

Pjetri, nga Puka, është pjesë e bandës së ‘Babagjyshërve’ dhe vetëm pak vite më parë është ekstraduar nga Holanda, pasi është i dënuar me 30 vjet burg.

Çekaj është i dënuar me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit