“Tepër i ri për të folur me lekë të vjetër”, çelet java e parasë

Mos i humb

Nën moton “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër” Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave dhe Ministria e Arsimit kanë çelur javën e parasë për të mësuar të rinjtë si të kujdesen për të ardhurat dhe kursimet.

“Tema ndërkombëtare e këtij viti, rreth së cilës të gjithë partnerët organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukative, është “Mëso. Kurse. Fito”. Ne si pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e kësaj Jave kemi zgjedhur të fokusohemi tek edukimi i të rinjve për të mënjanuar përdorimin e gabuar të termave “lek i ri” dhe “lek i vjetër” në marrëdhëniet tona të përditshme financiare.” -u shpreh Minxhozi.

Kryetari i Shoqatës së Bankave e cilësoi edukimin financiar bazë për zhvillimin ekonomik.

“Është e rëndësishme që të shohim përfshirjen financiare, edukimin financiar dhe kursime të shëndetshme të cilat ndihmojën në mirëqënien e një vendi të caktuar.Përfshirja financiare, edukimi financiare janë ato që na ndihmojnë të bëjmë zgjedhjet e duhura për të ardhmen tonë.”

Java e parasë është një aktivitet mbarëbotëror që ka për qëllim ndërgjegjësimin që qyetarët të marrin vendime financiare të mirëmenduara dhe festohet në më shumë se 135 shtete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit