“Tërhiqe këmbën, o Fadil!”/ Arrestimi i kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës, ironizon Açka: Edhe ky, përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet!

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka në një status në Facebook ka reaguar në lidhje arrestimin e kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës Fadil Novaliç. Açka nuk i ka kursyer aspak ironitë, ndërsa shprehet tërhiqe këmbën, o Fadil.

Kujtojmë se të mërkurën policia i ka sekuestruar telefonin Novaliç për ekspertizë, për të konfirmuar me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Statusi:

Tërhiqe këmbën, o Fadil!

Edhe fadilëve tanë do t’u vijë ora shpejt, ndoshta e dinë prandaj sikur i ka zënë nervoza kohët e fundit.

Patronazhistin tim, Blendi Gj, dikush e urdhëroi të më numëronte hapat, kafshatat dhe kafetë. Edhe të dhënat e mia, si qytetare shqiptare, dikush i grabiti për partinë që vodhi zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.

Qeveri si ndërtim pa leje – e ardhur me vota të vjedhura.

Parlament si ngrehinë mafioze – e mbushur me kriminelë me pushtet, që vjedhin vullnete.

Shqipëri si peizazh fajtor – nuk është më pronë e shqiptarëve, por e oligarkëve.

Ndaj pastë kēmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Ametikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç!

Edhe ky, Fadili, përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.

Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!

309388908 472490758266126 4836372347961662160 N

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit