Përfaqësuesit e subjekteve politike në vend kanë bërë sot tërheqjen e shortit për numrin përfaqësues të tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Me këtë rast në organizmin e bërë në kuadër të Komisionit Qendror Zgjedhor përfaqësuesit zyrtarizuan edhe numrat përfaqësues të partive në këto zgjedhje, të cilët do të mund t’i votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.
Partia e parë në këtë listë do të jetë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK – 111. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, partitë kryesore në vend e kanë këtë renditje: Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate numrin 121, partia Fjala nunrën 138.

Ndërkaq nga partitë joshumicë deri më tash është tërhequr shorti për: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës LPRK 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VATA – 113, Nova Demokracka Strava 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK – 111, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës – 128, Srpski Demokratski Savez SDS – 118, Romani Iniciativa – 124, Srpska Lista – 119, YTHP do të mbajë numrin 114, Partia e Ashaklinjve për Integrim me numrin 113, Koalicioni Zaieno – 122, Partia Liberale Egjiptiane – SDU – 125 .
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se Komisioni Qendror Zgjedhor është i përkushtuar që të siguroj një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.
Daka ka bërë thirrje që të respektohet ligji në mënyrë që të ketë zgjedhje të mbara dhe demokratik.
“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.
Ajo tha se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues deh përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira./Lajmi.net/


