Tërhiqet Vjosa, përmirësohet situata nga përmbytjet në Fier e Vlorë

Mos i humb

Përmirësohet situata e përmbytjeve në jug të vendit. Nga Prefektura e Fierit mësohet se Lumi Vjosa është tërhequr dhe niveli i ujit po ulet.

Në fshatrat Ferras dhe Levan të Fierit ka rënie të nivelit të prurjeve duke bërë që situata të qetësohet.

Moti i keq solli përmbytje përgjatë ditëve të fundit.

Banesat e qytetarëve në Novoselë dhe në fshatra të tjerë kanë qenë të bllokuara, ndërsa sot uji është larguar por ka lënë pas baltë dhe inerte.

Edhe aksi rrugor Levan-Mifol sot është i hapur për qarkullim ndryshe nga një ditë më parë ku ishte i pakalueshëm për automjetet e vogla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit