Tërmet i fuqishëm në Filipine, njerëzit në panik: Ishte e frikshme!

Mos i humb

Një tërmet me madhësi 6.6 të shkallës Rihter u regjistrua në Filipine.

Tërmeti që u regjistrua midis ishullit Mindoro dhe kryeqytetit filipinez, Manila la të tronditur banorët, të cilët thanë se lëkundjet ishin shumë të forta.

“Zgjati për gjysmë minutë, mobiljet po lëkundeshin”, “u zgjova, dritaret po dridheshin. E frikshme”, shkruanin banorët filipinas në komentet në faqen e shërbimit EMSC.

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me rrezikun e ndonjë cunamit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit