AFGANISTAN– 22 persona humbën jetën dhe të tjerë mbetën të plagosur pas tërmeteve që goditën Afganistanin perëndimor.
Mës viktimave që u gjetën në rrënoja ishin edhe 4 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike e SHBA, tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 kanë prekur provincën veriperëndimore të Badghis, duke dëmtuar më shumë se 700 shtëpi.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet për shkak se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në terren duke kërkuar nën rrënoja.


