Tërmet prej 6,4 ballësh godet Filipinet

Mos i humb

Një tërmet me intensitet prej 6,4 ballësh sipas Rihterit ka goditur Filipinet, duke shkaktuar panik në mesin e popullatës.

Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Gutad, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Manila.

Tërmeti, i cili ka ndodhur në thellësi prej 40 kilometrash, ka shkaktuar panik në mesin e popullatës ndërkohë që disa hotele dhe qendra tregtare në qytet janë evakuuar.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione për viktima të mundshme si pasojë e tërmetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit