MIT sjellë në Turqi 4 terroristë të kërkuar të PKK-së

Mos i humb

Agjencia turke e Inteligjencës (MIT) ka kryer një operacion të suksesshëm jashtë vendit kundër organizatës terroriste PKK, duke i sjellë nga Iraku 4 terroristë të kërkuar të PKK-së.

Agjentët turk 4 terroristët i arrestuan në rajonin irakian Sinxhar ndërsa një burim anonim për AA bëri të ditur inicalet e terroristëve V.K. (34), M.K. (21), A.O. (20) dhe K.I. (16).

Këta janë terroristë që kanë kaluar trajnimet në kampet e organizatës terroriste të PYD/YPG në Siri.

PYD/YPG është dega siriane e organizatës terroriste PKK ndërsa terroristë shpesh nga Siria verilindore kalojnë në veri të Irakut ku shtrihen malet Kandil, Gara, Zap dhe Haftanin që njihen si djepi i kësaj organizate terroriste.

Terroristët u sollën në Turqi dhe iu dorëzuan organeve kompetente më 18 prill. Në mesin e tyre është edhe 34 vjeçari V.K. i cili nga viti 2010 ishte anëtar aktiv i organizatës terroriste PKK.

V.K. kishte marrë pjesë në sulmet terroriste mbi postblloqet e ushtrisë turke në kufirin turko-irakian ndërsa muajin e kaluar kishte keqtrajtuar një fëmijë 11-vjeçar me nevoja të veçanta nga një familje jezide në Sinxhar. Për të mbuluar këtë krim, krerët e PKK-së menduan që V.K. ta angazhojnë në një rajon tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit