Tërmetet gjatë natës/ Sizmologu qetëson shqiptarët: Pasgoditjet do të vijojnë, është normale

Mos i humb

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët, pasi toka vazhdon të ketë lëkundje pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima dhe shkatërroi mijëra banesa.

Në një lidhje telefonike për News 24, duke iu referuar disa lëkundjeve që janë regjistruar përgjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, sipas IGJEUM, tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se është një trend normal.

“Nuk ka asgjë për të shqetësuar. Është një trend normal në rastin e tërmeteve të tillë. Pas goditjet do të vazhdojnë, ndjekin një trend zbritës por mund të ketë dhe të tilla që mund të ndihen, të kësaj madhësie që perceptohen”, u shpreh ai.

Duni këshilloi që qytetarët t’i referohen të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, pasi në rastin e lëkundjes më të fortë gjatë natës ka të dhëna kontradiktore nga IGJEUM dhe EMSC.

“Ky tërmet ka pasur madhësinë 4 sipas nesh, 4.5 është sipas një tipi tjetër magnitudë. Numri i këtyre pasgoditjeve vazhdon dhe kjo mund të vazhdojë për një farë kohe. Është e vështirë të them kohën por mund të kërkojë 1,2 por edhe 3 muaj”, deklaroi Duni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit