Tërmeti i 26 nëntorit, Rama inspekton kantierin e ndërtimit në Vorë. Ahmetaj: Sot dalin fituesit për ndërtimin e 2 pallateve në Durrës

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër sot kantierin Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, nën shoqërinë e ministrit Arben Ahmetaj. Po ashtu, kreu i qeverisë inspektoi dhe punimet në kantierin e ndërtimit të kopshtit “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor.

Rama teksa pa nga afër punimet, falënderoi për punën kompaninë e ndërtimit.

“Këtë javë rrëzohen të gjitha pallatet që janë vlerësuar si DS5. Aty nis dhe Bulevardi i ri i Vorës. S’ka probleme si Durrësi. Pasi janë më të lehta për t’u shembur. Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë fituesit për dy pallatet në Durrës. Që nga sot kemi një bashkim operatorësh që do të dalin nga ky proces. Do të nisin punën për pallatet që javës që vjen, do nisin me themelet.”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, Ahmetaj dha lajmin se ditën e sotme do të shpallen fituesit që do të ndërtojnë dy pallatet e para në Durrës, ndërsa shtoi se punimet do të nisin javën që vjen.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË 📍Vorë – Në kantierin e Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, ku tanimë është realizuar infrastruktura nëntokësore dhe në kopshtin “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor😍Një hapsirë afro 10 hektarë, është parashikuar qendra e Vorës e cila do të rilindë me standarde e me një pamje krejt të re😍👉 404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat🤗

Gepostet von Edi Rama am Montag, 19. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit