Tërmeti i dëmtoi pallatin ku banonte, qytetarja në Kombinat denoncon: E vlerësuan se duhet shembur, 9 muaj asgjë konkrete

Mos i humb

Konstandina Konini banonte në një pallat në Kombinat derisa tërmeti i 26 nëntorit përfshiu edhe banesën e saj duke ia dëmtuar në një nivel DS4.

Në prani të zëdhënëses së PD, Ina Zhupës, Konini thotë se pallati është vlerësuar për t’u shembur, por kanë kaluar 9 muaj dhe asgjë konkrete nuk është bërë.

Ajo thotë se dokumentat i ka të gjitha, por shembja e pallatit ka mbetur vetëm fjalë.

Por Konin thekson se shtëpinë nuk e do në vend tjetër, pasi ka 20 vite që jetojnë në këtë banesë dhe nuk do të shkojë askund tjetër.

NJOFTIMI NGA PD

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë disa godina në zonën e Kombinatit. Disa prej tyre, ku përfshihet dhe pallati ku banon qytetarja Konstandina Konini, u vlerësua që duhej shembur.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u njoh me shqetësimet e saj për apartamentin e dëmtuar. 9 muaj më pas, znj.Konini bashkë me shumë banorë të tjerë të pallatit janë ende të paqartë për fatin e tyre, teksa vetë ajo shprehet se nuk dëshiron të shpërngulet diku tjetër me shtëpi, por të marrë një përgjigje të saktë nga shteti dhe të strehohet sipas projekteve e reja që do të planifikohen për zonën.

Kostandina Konini: Jam Kostandina Konini, banoj në rrugën Fabrika e Qelqit. Kjo qe shikoni juve është shtëpia që prishi tërmeti. Kjo është kuzhina, dhoma më është prishur nuk e di se si qysh tek.

Ina Zhupa: Si ju kanë thënë? Çfarë do bëhet me shtëpinë tuaj?

Kostandina Konini: Na kanë thënë që me DS4 kemi dokumenta, me DS4 na kanë thënë që do vijë Instituti Ndërtimit. Në fakt ata erdhën 30 metra lart, drejtori Hysen a ça e ka, që nga ajo floktorja që është aty e deri këtu nuk begenisi njeri tjetër.

Ina Zhupa: Ju jeni kategoria DS4?

Kostandina Konini: Po, po i kam dokumentat këtu në çantë.

Ina Zhupa: Dhe ju kanë thënë? Çfarë ju kanë thënë?

Qytetarja: Na kanë thënë që do prishet, asnjë gjë konkrete nuk kemi. Llafe poshtë e lartë, dëgjojmë shumë gjëra. Se na thonë jo do ju çojmë andej, jo do të ju çojmë këtej. Sot është data 1 ishalla marrim ndonjë përgjigje konkrete që të bëjmë dhe ato kartat, të vij këtu ku jam unë. Kjo është shtëpia ime, asgjëkundi tjetër nuk shkoj. Këtu ku jam! Kjo është imja dhe këtu do vi! Mezi e kam marrë këtë shtëpi edhe prandaj dua të vi këtu. Le të bëjnë çfarë të duan le ta bëjnë, le ta çelë ai, ç’të duan, në mes të Kombinatit apo në fund të Kombinatit. Unë dua këtu! Unë kam njëzet vjet që rri dhe këtu do të jetoj, asgjëkundi tjetër!”

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartiademokratike%2Fvideos%2F2956172617821146%2F&show_text=0&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit