SHBA: Ashpërsohet beteja për anëtarin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë

Mos i humb

Zgjedhjet në SHBA/ Trump akuza kundërshtarit, Biden premton më shumë mbështetje për Shqipërinë e Kosovën

Bëhet akoma më e ethshme gara presidenciale në SHBA. Dy kandidatë, presidenti aktual Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden kanë vijuar...

YPG/PKK liron terroristët e DEASH-it në Siri

Grupi terrorist YPG/PKK liroi rreth 290 robër, duke përfshirë një numër të madh të terroristëve të DEASH-it dhe familjet e tyre, nga...

Pretendohet se SHBA dëbon në kundërshtim me ligjet refugjatët venezuelianë

Pretendohet se administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në periudhën janar-mars ka dëbuar në kundërshtim me ligjet qindra refugjatë venezuelianë.

Kamberi: Vuçiq nuk i është përgjigjur kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim nga shteti serb, gjendje e cila pritet të përkeqësohet, dhe kjo...

Ndërsa vendi mban zi për anëtaren e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten, Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të emërojë personin që do ta zëvendësonte atë këtë javë. Kreu i Senatit tha se do të mbante seancë për konfirminin e kandidatit ose kandidates, por demokratët po kundërshtojnë. Dy senatore republikane thanë se votimi në Senat duhet bërë pas zgjedhjeve presidenciale. Ajo që është e qartë është se të dyja partitë po e konsiderojnë emërimin e anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë si një betejë kyçe, vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve.

Gjatë fundjavës, amerikanët po mbanin zi për anëtaren e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten pasi kishte shërbyer në gjykatën e lartë të vendit për 27 vjet.

Presidenti Donald Trump tha se ai do të emëronte një kandidat për ta zëvendësuar atë këtë javë. Demokratët thonë se vendi duhet të presë për emërimin deri pas inaugurimit presidencial në janar, ashtu siç ndodhi në vitin e fundit të administratës së Presidentit Barack Obama.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi thotë se Demokratët po shqyrtojnë alternativat për të mos lejuar konfirmimin e kandidatit të presidentit.

“Ne kemi alternativat tona që nuk dua t’i diskutoj tani, por fakti është që ne kemi një sfidë madhore në këtë vend. Ky president ka kërcënuar të mos pranojë as rezultatin e zgjedhjeve, në deklaratat që ka bërë ai dhe ndihmësit e tij. Prandaj tani për tani, synimi ynë kryesor dhe mendoj se ajo që do të donte Ruth Bader Ginsburg, është ruajtja e integritetit të zgjedhjeve, ndërkohë që mbrojmë popullin amerikan nga koronavirusi”, tha ajo.

Zonja Pelosi dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i presidentit Trump, po e lidhin luftën për Gjykatën e Lartë me përgjigjen e vendit ndaj koronavirusit. Vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të nëntorit, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë një ligj të rëndësishëm federal për kujdesin shëndetësor.

“Ky president po nxiton të marrë një vendim sepse më 10 nëntor fillojnë argumentat në gjykatë lidhur me Ligjin për Kujdesin Shëndetësor. Ai nuk do të luftojë virusin. Ai do të shfuqizojë Ligjin për Kujdesin Shëndetësor”, tha zonja Pelosi.

Republikanët thonë se ata e shohin vendin në Gjykatë si të rëndësishëm për mbështetjen e lirisë fetare dhe çështje të tjera të rëndësishme për konservatorët, si liria e shprehjes dhe të drejtat për armëmbajtje. Senatori republikan nga Teksasi, Ted Cruz, anëtar i komisionit juridik të Senatit, tha se është e rëndësishme të zgjedhësh një gjykatës që do të mbështesë të drejtat kushtetuese.

“Ne duam të shohim nëse ky person ka ngritur zërin për mbrojtjen e Kushtetutës, për të mbrojtur të drejtën e fjalës, lirinë e besimit, Amendamentin e Dytë (për armëmbajtje). A i ka kritikuar shtypi dhe a i kanë bërë qëndresë këtyre kritikave”, tha senatori Cruz.

Republikanët dhe demokratët janë në një mendje se ka të ngjarë të ketë mosmarrëveshje mbi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe vendimi mund të përfundojë në gjykatën e lartë, siç ndodhi në vitin 2000. Kjo e bën luftën politike edhe më të ashpër.

“Ne duhet të kemi një gjykatë të plotësuar ditën e zgjedhjeve, duke pasur parasysh se kjo çështje mund të përfundojë në gjykatë. Ne na duhet një Gjykatë e Lartë që të japë një përgjigje të padiskutueshme për vendin”, tha ai.

Ajo që është e padiskutueshme është se tani ka një debat të ri të vështirë në një fushatë për zgjedhjet që të dyja palët e pranojnë se kanë një rëndësi jetike për vendin.voa

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

7 Këshilla nga Mjekët që Diabetikët Duhet të Ndjekin Gjatë Pandemisë

Nuk kanë qenë të pakta lajmet mbi pandeminë dhe kujdesin ndaj vetes në këtë periudhë. Ky kujdes duhet të...

A Duhen Përdorur Antibiotikët Kur Jeni Me Grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Një nga rreziqet më...

Lazanja Me Mish Pule – Receta Perfekte Për Një Drekë Plot Shije

Kjo është një recetë pak larg asaj tradicionale të lazanjës së famshme. Receta e mëposhtme e këshilluar nga AgroWeb.org përmban mishin e...

Eksperti: Flini mirë para se të merrni vaksinën e gripit, gjumi rrit efektivitetin

Gjumi është shumë i rëndësishëm “për të na armatosur mirë” në luftën kundër gripit dhe Covid-19. Ekspertët e shëndetit...

Të mësosh gjatë pandemisë në Napoli, rrugicat e ballkonet zëvendësojnë klasat

Të bërtiturat në rrugët apo ballkonet, e qytetit të zhurmshëm të Napolit nuk janë asgjë e re, por tani edhe mësuesit dhe...