Pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qëndror të Japonisë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërimi për një cunam të madh. Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa i është kërkuar që të evakuohen menjëherë.
Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje, Niigata dhe Toyama, duke theksuar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra. Televizioni publik i Japonisë shkroi “EVAKUOHUNI” me gërma kapitale, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vendet më të larta, pavarësisht motit dimëror.
7.6-magnitude earthquake hits western #Japan . Reports of damage coming in pic.twitter.com/XMMEG8zcR6
— BIKASH KUMAR JHA (@bikash_jha_) January 1, 2024
Mediat lokale thonë se është hera e parë që lëshohet një paralajmërim i madh për cunami që nga tërmeti i vitit 2011 në Japoni.
Kyodo News raporton se Rreth 32,500 shtëpi në prefekturën Ishikawa kanë humbur energjinë. Zyrtarët kanë deklaruar se shumë shtëpi në pjesë të prefekturës janë shembur. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka dëme në njerëz si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë.


