Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Thaçi: Jemi pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është bashkuar reagimeve pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot qytetin e Izmirit në Turqi.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Thaçi pohoi se ndihet i pikëlluar për tragjedinë. “Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Izmir të Turqisë.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve.

Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.

Lëkundjet e tërmetit të sotëm në Turqi janë ndjerë edhe në një pjesë të Greqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit